Rufki Suma ia dorëzon detyrën Mehmet Ballazhit

Rufki Suma

Kryetari i zgjedhur i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së, sot ka marrë detyrën e të parit të Komunës

VIDEO:

Detyrën ai e pranoi nga ish-kryetari i kësaj komunë, Rufki Suma, i cili si kandidat i pavarur e drejtoi këtë komunë për tri mandate.

Në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit thuhet se Suma e njoftoi Ballazhin me gjendjen aktuale në këtë institucion, për projektet e realizuara si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi.