Rummenigge: Bayern Munichu nuk është i interesuar të nënshkruajë Haalandin, kemi Lewandowskin

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenige ka thënë se Bavarezët nuk do të përpiqen të nënshkruajnë me Erling Haaland këtë verë, duke këmbëngulur që kampionët e Bundesligës nuk do të sjellin një sulmues tjetër ndërsa kanë Robert Lewandowski në ekip.

Haaland është shfaqur si një nga sulmuesit më të frikshëm në futbollin botëror gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka një rekord të shkëlqyeshëm të shënimeve në Gjermani që kur u transferua në Dortmund në janar të 2020.

Megjithatë, Rummenigge ka thënë se ai nuk e di nga ka folur për një transferim në Bayern, dhe ata nuk do të hyjnë në ndonjë luftë ofertash për norvegjezin në afatin kalimtar të verës.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet” - Flick thotë se transferimi i Haalandit te Bayerni është shumë i mundur “Asgjë nuk mund të përjashtohet” – Flick thotë se transferimi i Haalandit te Bayerni është shumë i mundur

VIDEO:

“Nuk e di nga kanë ardhur thashethemet. Mund të them vetëm një gjë: ne kemi futbollistin më të mirë në botë në këtë pozicion”.

“Robert Lewandowski ka një kontratë deri në 2023”, ka thënë Rummenigge për Bild.

Klopp zbulon se cili është lojtari më i mirë që e ka trajnuar ndonjëherë Klopp zbulon se cili është lojtari më i mirë që e ka trajnuar ndonjëherë

Pothuajse çdo klub i madh në Evropë është i lidhur me një lëvizje për Haaland, përfshirë Manchester Cityn.

Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu janë lidhur shumë me sulmuesin, ashtu si rivalët e Cityt në Ligën Premier, Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/

The post Rummenigge: Bayern Munichu nuk është i interesuar të nënshkruajë Haalandin, kemi Lewandowskin appeared first on Telegrafi.