Rusi: Më shumë se 150 media dhe OJQ kanë nënshkruan peticionin për heqjen e ligjit për `Agjentët e huaj`

`Agjentët e huaj`

Më shumë se 150 media dhe OJQ ruse kanë nënshkruar njëpeticion, përmes të cilit kërkojnë heqja e ligjit për futjen e mediave, OJQ-ve dhe individëve në listën e `Agjentët e huaj`.

VIDEO:

Nënshkruesit e peticionit e konsiderojnë ligjin si diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën ruse dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Peticioni i drejtohet Dumës ruse, Këshillit të Federatës Ruse dhe Ombudspersonit.

Që nga fillimi i vitit, Ministria Ruse e Drejtësisë ka regjistruar 6 media, 20 gazetarë dhe 7 OJQ në regjistrin e ashtuquajtur `Agjentët e huaj`. Në periudhën kohore nga 2013 e deri me 2020, në Rusi si `Agjent i huaj` janë regjistruar 221 organizata dhe individ.

Si pasoj e regjistrimit në regjistrin `Agjentët e huaj`, shumë organizata detyrohen të mbyllen dhe likuidojnë aktivitetin e tyre. Kjo ndodhë si pasoj e auditimeve të vazhdueshme të cilat bëhen me qëllim për ti dënuar dhe shtyrë në mbylljen e aktiviteteve.

Si pasoj e futjes në listën `Agjentët e huaj` shumë media të pavarura në Rusi po humbin reklamat nga të cilat edhe mbijetojnë, sidhe burimet e informacionit nga frika e ndonjë persekutimi nga Kremlini.