Rusia po teston vaksinën COVID-19 për kafshët shtëpiake

Ndërsa shtetet po zgjerojnë të drejtën e tyre për vaksinat COVID-19, grupi tjetër i përfshirë mund të jenë anëtarët e familjes sonë me gëzof.

Një vaksinë e Coronavirusit për kafshët është regjistruar në Rusi dhe mund të shpërndahet tek kafshët shtëpiake muajin tjetër, sipas Agjencisë Ruse të Lajmeve TASS.

VIDEO:

Rosselkhoznadzor, Shërbimi Federal Rus për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare, tha më 31 mars se zhvillimi i ilaçit filloi tetorin e kaluar në qen, mace, dhelpra të Arktikut, vizon dhe kafshë të tjera ndërsa ndiqte provat klinike.

Vaksninat mund të jenë të nevojshme për të frenuar përhapjen e virusit në kafshë, kanë paralajmëruar shkencëtarët. /Insajderi.com