Sa shpesh duhet të flini te njëri-tjetri, kur jeni në një lidhje të re dhe nuk jetoni bashkë?

Nëse sapo keni hyrë në një lidhje, ose keni vite bashkë, me siguri ju ka shkuar mendja tek pyetja: “Sa shpesh duhet të flemë bashkë?” dhe kjo pyetje është përtej seksit

Unë nuk jam adhurues i rregullave të forta se kur ose sa shpesh duhet të flini me dikë”, thotë për Elite Daily, dr. Gary Brown, një terapist i njohur i çifteve në Los Angeles, shkruan Elite Daily.

– Mënyra më e mirë për të parë qasjen e kësaj situate është të keni një diskutim të hapur me partnerin tuaj sesa shpesh dëshironi (dhe keni mundësi) ta kaloni natën së bashku dhe të arrini në një zgjidhje që respekton të dyja preferencat dhe mundësitë tuaja. Merrni parasysh oraret e shkollës, punës, me kë dhe ku jetoni, nevojën për të kaluar ca kohë vetëm etj.

VIDEO:

Ndërkohë, Natalia Juarez, një tjetër eksperte e fushës, bie dakord se “rrethanat e të gjithëve janë të ndryshme” dhe “nuk ka ndonjë numër magjik dhe të saktë”. Megjithatë, ajo rekomandon një “përgjumje” muajin e parë të lidhjes, dy në muajin e dytë dhe tre në të tretin derisa ta njihni njëri-tjetrin mjaftueshëm sa për të bërë biseda rreth nevojave dhe pritshmërive tuaja.

Po çfarë ndodh nëse flini bashkë shumë shpesh? Theksojmë: kur themi “flini bashkë”, flasim për aktin e të fjeturit gjumë dhe jo të bërit seks.

Të kaloni shumë kohë së bashku gjatë fazës së “muajit të mjaltit” (fillimit të lidhjes) mund të jetë pakëz e rrezikshme. Nëse e filloni shumë intensivisht, pas një faze tërheqjeje, që eventualisht do të vijë, ndoshta do bëjë që marrëdhënia të zbehet shpejt.

Mendoni për qëllimet afatgjata që keni me atë person. Jepuni përparësi shumë aktiviteteve dhe jo vetëm të fjeturit bashkë (këtu po e përmendim ‘fjetjen’ në të dyja kuptimet e mësipërme).

“Kimia e shkëlqyer seksuale është e këndshme, por nuk të bën të kuptosh nëse përputhesh vërtet. Nëse në fillim kaloni kohë vetëm me njëri-tjetrin, mund të harroni pasionet tuaja, shoqërinë etj. Gjithçka varet nga ju, gjithsesi”, citon Anabel.

Juarez shton se nëse një marrëdhënie lëviz shumë shpejt, lidhjet rrezikojnë të rriten në mënyrë të pabarabartë. Ajo thotë se të ecësh ngadalë në një marrëdhënie të re, ju lejon ta menaxhoni më mirë energjinë tuaj.

Ekspertët e pyetur ishin dr. Gary Brown, terapist famijesh, martesash dhe lidhjesh; Stef Safran, mbles, eksperte e takimeve; Natalia Juarez, trajnere e takimeve dhe ndarjeve.

/Telegrafi/

The post Sa shpesh duhet të flini te njëri-tjetri, kur jeni në një lidhje të re dhe nuk jetoni bashkë? appeared first on Telegrafi.