Sabri Fejzullahu publikon një fotografi me djalin e tij, Armendin

Sabri Fejzullahu

Djalin e madh këngëtari rrallëherë e paraqet në media.

VIDEO:

Ai nuk e ka profesionin e njëjtë si të babait të tij dhe ndoshta kjo është njëra ndër arsyet se përse është i kursyer nga jeta publike, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Sabri Fejzullahu sot ka zgjedhur ta publikojë një imazh në Instagram me të, teksa shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Djali i jem i madhi Armend – Votra”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Sabri Fejzullahu.

Ndryshe, këngëtari në rast festave publikon imazhe me të por jo shumë shpesh siç ka bërë këtë herë.