Sallatë thjerrëzash – sillni shpirtin maroken në shtëpinë tuaj me këtë recetë!

Asnjëherë mos i shpëlani me ujë

Gërvisht pjesët e djegura me thikë për t’i ruajtur të gjitha aromat, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 filxhanë kafeje thjerrëza;
– ½ qepe;
– 2 domate;
– 1 limon;
– 1 spec;
– 1 tufë koriandër;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qimnon.

VIDEO:

Përgatitja:

Zieni thjerrëzat dhjetë minuta në ujë të valuar. Gjatë asaj kohe, piqni specin dhe qërojeni.

Të gjithë përbërësit për sallatë pritni dhe hidhni në të njëjtën enë.

Kulloni thjerrëzat dhe bashkoni me përbërësit. Qitni me limon, vaj ulliri kripë, piper dhe qimnon.

Përzieni gjithçka mirë dhe është gati për t’u shërbyer.

Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/

The post Sallatë thjerrëzash – sillni shpirtin maroken në shtëpinë tuaj me këtë recetë! appeared first on Telegrafi.