Sarri shihet si pasues i Fonsecas te Roma

Roma dhe Maurizio Sarri gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit. Ish-trajnerin i Napolit dhe i Juventusit do të ulet në pankinën e Romës për dy vitet e ardhshme për një shifër prej katër milionë euro në sezon, plus bonuset e lidhura për arritjet e rezultateve pozitive të mundshme, njofton Insajderi.

VIDEO:

Pronësia e re “Friedkin” ka vlerësuar kandidatura të ndryshme, por më pas ka vendosur të synojë drejt një tekniku të aftë për të kryer një lojë estetikisht të vlefshme, si me skuadrën e Napolit me rezultatet, si në Londër me Chelsean që në vitrinën e tij ka një Europa Ligë, por edhe me Juventusin me një titull kampion.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por sipas mediave italiane marrëveshja është shumë afër. /Insajderi.com