Seanca e jashtëzakonshme nis me një minut heshtje në përkujtim të Masakrës së Reçakut

Seanca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka nisur seancën e Kuvendit me një minut heshtje në përkujtim të masakrës së Reçakut në 23-vjetorin e saj.

VIDEO:

Konjufca ka kërkuar nga deputetët që me një minut heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.

Sot është 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.