Selakoviq: Askush nuk mund të presë nga Serbia që ta njohë Kosovën

Ministri i jashtem

VIDEO:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq thotë se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Selakoviq thotë se Qeveria e Serbisë është e përkushtuar në dialogun të mbështetur nga BE-ja dhe vlerëson se mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje është nëpërmjet kompromisit të dal nga dialogu.

Nëse dikush pret nga Serbia që thjeshtë ta njoh pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk do të ndodhë kjo. Nuk është e lehtë. Ne besojmë se mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje mund të jetë nëpërmjet kompromisit, por këto kompromise nënkuptojnë se të dyja palët në këtë proces nuk do të jenë plotësisht të kënaqura dhe asnjëra palë nuk do të marrë çdo gjë”, ka thënë Selakoviq në intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.