Serbia e pastron borën përgjatë kufirit me Kosovën: Ushtria jonë duhet të lëvizë lirshëm

Serbia

Temperatura të ulëta po mbizotërojnë në Ballkan, megjithatë, Serbia edhe motin po e shfrytëzon për të provokuar me ushtrinë e saj.

VIDEO:

Në një njoftim të publikuar së fundi nga Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, thuhet se ushtria po ndihmon në pastrimin e borës nga rrugët në të gjithë vendin, veçanërisht, përgjatë kufijve me Kosovën.

Në këtë komunikatë, thuhet se pastrimi i borës mundëson lëvizjen e lirë të ushtrisë dhe furnizimin me ushqim.

“Kjo gjithashtu krijon kushte për dërgesa të sigurta të furnizimeve dhe lëvizje të njësive të Ushtrisë së Serbisë dhe u jep banorëve të fshatrave malore qasje në kujdesin shëndetësor dhe furnizime ushqimore përmes rrugëve të vetme që i lidhin me pjesën tjetër,” tha ai.