Sergio Oliveira pritet të arrij në këtë mëngjes te Roma për teste mjekësore

Roma është shumë afër që të transferojë Sergio Oliveiran nga Porto në këtë afat kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari do të arrij sot (e mërkure) për teste mjekësore.

VIDEO:

Në bazë të raportimit të tij, Giallorossët do të paguajnë një milion euro për huazimin e tij, derisa Roma do ta ketë edhe opsion për ta blerë.

Për ta përfunduar këtë operacion në fund të sezonit, skuadra italiane duhet t’i paguajë asaj portugeze rreth 13 milionë euro.

Por, fillimisht lojtari duhet të bind Jose Mourinhon me formën e tij dhe më pas të vendosin nëse duan ta marrin kartonin e tij në formë të përhershme.

Sipas Romano, në anën tjetër – Porto nuk do ta shesë Luiz Diazin në këtë afat, në planin aktual. /Telegrafi/

The post Sergio Oliveira pritet të arrij në këtë mëngjes te Roma për teste mjekësore appeared first on Telegrafi.