Seriali i ri korean “Hellbound” po thyen rekorde, heq “Squid Game” nga froni

Kohë më parë ishte e pamundur të imagjinohej se dikush mund ta tejkalojë serialin e popullarizuar botëror, “Squid Game”. Por, kush do t’i heqë koreanët nga lista e më të ndjekurve, nëse jo ata vet?

Hit seriali i ri “Hellbound” theu të gjitha klasifikimet e vlerësimeve në kohë rekord dhe u ngjit në krye të serialeve më të ndjekur.

Në Netflix arriti më 19 nëntor dhe për më pak se 24 orë arriti sukses të jashtëzakonshëm. Kombinimi i horrorit, aksionit dhe fantazisë, është bërë një fenomen global brenda natës.

VIDEO:

Në qendër të ngjarjes, një grup demonësh të dhunshëm ndjekin individë që janë njoftuar më parë se kur dhe ku do të vdesin. Pavarësisht se sa shumë ikin, demonët përfundimisht i kapin dhe i tërheqin zvarrë në ferr, duke lënë vetëm hi në tokë.

Pas 14 vitesh fshehtësi, Netflix nisë të publikojë statistikat: "Squid Game" u shikua për 1.6 miliardë orë globalisht Pas 14 vitesh fshehtësi, Netflix nisë të publikojë statistikat: "Squid Game" u shikua për 1.6 miliardë orë globalisht

Misterin e demonëve do të përpiqet të zbardhë një detektiv policie, një gazetar dhe një avokat dhe si rrjedhim, të zbërthejë lëmshin e ngjarjeve të lidhura ngushtë.

Shikuesit do të mund të përjetojnë tensionin përfundimtar përmes gjashtë episodeve, për aq kohë sa zgjat sezoni i parë.

Seriali është bërë me regji të Yeon Sang-ho dhe u shfaq premierë në shtator në Festivalin e Filmit në Toronto.

“Squid Game” që në Netflix arriti më 19 shtator, mbajti rekordin për serialin më të shikuar për 46 ditë rresht. Vlerësohet se deri në 142 milionë abonime nga 94 vende e ndoqën serialin dhe se fitimi i tij arriti në 900 milionë dollarë. /Telegrafi/

The post Seriali i ri korean “Hellbound” po thyen rekorde, heq “Squid Game” nga froni appeared first on Telegrafi.