Sevdai Radogoshi – Qumili për Fifin: Vazhdo lojën, mos u dorëzo

Sevdai Radogoshi, humoristi shqiptar i njohur për një sërë rolesh, ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e këngëtares Filloreta Raçi-Fifi.

Artisti i njohur ka bërë një postim në rrjete sociale nëpërmjet të cilit shpreh mbështetjen për artisten, e cila momentalisht ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku Fifi humbi ndjenjat, ai i ka sugjeruar që ta vazhdojë lojën e të mos dorëzohet.

VIDEO:

“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, kanë qenë fjalët e Radogoshit.

Flet miku i ngushtë i Fifit: Prindërit e saj nuk po kalojnë një gjendje të mirë, ne që e njohim e dimë që nuk po aktron dhe nuk po luan Flet miku i ngushtë i Fifit: Prindërit e saj nuk po kalojnë një gjendje të mirë, ne që e njohim e dimë që nuk po aktron dhe nuk po luan

Ngjarja u shkaktua pas një debati të Fifit me opinionisten Balina Bodinaku, nga e cila u akuzua se i ka humbur vëmendja dhe se për këtë po ndërhyn tek të tjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kjo shkaktoi revoltë tek artistja nga Ferizaj, gjë që kërkoi menjëherë të largohej nga Big Brother.

Krahas aktorit, Filloreta mbështetje mori edhe nga shumë kolegë, miq e të afërm. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

The post Sevdai Radogoshi – Qumili për Fifin: Vazhdo lojën, mos u dorëzo appeared first on Telegrafi.