Shansi i humbur nga Minamino në minutën e 90-të dhe reagimi i Ben White bëhen virale në rrjetet sociale

Takumi Minamino është sulmuar nga tifozët e Liverpoolit dhe është përqeshur nga tifozët tjerë në rrjetet sociale pasi humbi një shans të shënoj në golin e hapur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Arsenalit.

Liverpooli u ndal në një barazim zhgënjyes 0-0 në Anfield, pavarësisht se luajti kundër 10 lojtarëve në pjesën më të madhe të ndeshjes pasi Granit Xhaka u përjashtua me të kuq pas vetëm 24 minutash.

Skuadra e Jurgen Klopp u përpoq të krijonte raste të qarta pa Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët aktualisht janë në detyrë me kombëtaret në Kupën e Kombeve të Afrikës.

VIDEO:

Ndërhyu duke shqelmuar Diogo Jotan, Xhaka ndëshkohet direkt me karton të kuq ndaj Liverpoolit Ndërhyu duke shqelmuar Diogo Jotan, Xhaka ndëshkohet direkt me karton të kuq ndaj Liverpoolit

Megjithatë, atyre iu dha një mundësi e artë për të marrë epërsinë krejtësisht në minutën e fundit të ndeshjes.

Ishte portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, i cili doli në mënyrë të pasigurt nga porta për të larguar një krosim në zonë.

Topi u kthye në mënyrë të favorshme te Minamino, i cili ishte vetëm tetë metra larg me portë të zbrazët, por japonezi goditi fortë mbi traversë.

Tifozët e Liverpoolit, por edhe tifozë tjerë reaguan në rrjetet sociale pas huqjes së Minaminos dhe reagimit epik të mbrojtësit të Arsenalit, Ben Ëhite.

Më poshtë keni disa nga reagimet e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Shansi i humbur nga Minamino në minutën e 90-të dhe reagimi i Ben White bëhen virale në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.