Shantazhoi gruan që kishte lidhje jashtëmartesore, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të mërkurën në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, ai kishte shantazhuar se do të ia publikojë videot intime një gruaje me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore per disa vite.

VIDEO:

“Fushë Kosovë  09.06.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar se do të publikoj fotografi dhe video intime, pasi që me të dyshuarin e lartcekur për disa vite kishte pasur lidhje jashtë martesore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com