Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së zgjidhet Abelard Tahiri

Abelard Tahiri do të jetë shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë legjislaturë. Vendimi, sipas njoftimit të PDK-së, ishte unanim, njofton Insajderi.

VIDEO:

“Në këtë mbledhje të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në legjislaturën e tetë. Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK-ja ka 19 deputetë, që e bën partinë e dytë më të madhe pas VV-së me 58 deputetë./Insajderi.com