Shembull i mirë: Agim Bahtiri bashkë me drejtorët komunalë do ta presin kryetrin e ri, Bedri Hamza

Mitrovicë

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza nesër pritet ta marrë edhe zyrtarisht detyrën e të parit të komunës.

VIDEO:

Jepi zë ka mësuar se Hamza do të pritet nga kryetari në detyrë, Agim Bahtiri dhe nga drejtorët komunalë.

Hamza do të betohet nesër në seancën e Kuvendit Komunal ku do të marrë edhe zyrtarisht detyrën.

Ndryshe, Hamza e ka mposhtur Bahtirin në rundin e parë të zgjedhjeve në Mitrovicë.

Bahtiri e kishte uruar Hamzën përmes telefonit për fitoren e bindshme në këto zgjedhje.