Shërohen nga COVID-19 prindërit e Eliza Hoxhës

<!–

–>

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka njoftuar se prindërit e saj janë shëruar nga COVID-19.

VIDEO:

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale, krah tyre, duke njoftuar publikun se ata tani janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nana e babi e tejkaluan fazën e vështirë.

Për mua ka qenë periudhë më e vështirë sesa kur vet isha në spital dikur. Luftë midis jetës dhe vdekjes, ditë me radhë.
Edhe pse ende me terapi dhe nevojë për rikuperim shtesë, ne jemi të lumtur që nga infektivja po shkojmë në shtëpi.

Dua t’i falenderoj mjekët dhe infermierët e infektives – Reparti B për gjithë punën dhe angazhimin…

Dua t’i falenderoj të gjithë ata që mundësuan plazmën duke dhënë gjakun.e tyre.

Dua t’i falenderoj të gjithë që këto 3 javë na i bënë më të lehta.

Durim dhe përkushtim deri në shërim.të plotë”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë se deputetja disa javë më parë ka kërkuar gjak për babanë e saj përmes rrjeteve sociale.