Shevchenko: Milani mund ta fitojë Grupin D, para Liverpoolit dhe Atleticos

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, beson se të zgjedhurit e Stefano Piolit mund ta mbyllin fazën grupore në pozitën e parë.

Rossonerët janë përfshirë në Grupin B të Ligës së Kampionëve, së bashku me Liverpoolin, Atletico Madridin dhe Porton.

Sidoqoftë, 44-vjeçari mendon se përkundër që është grup i vështirë, Milani mund të dalë për mrekulli në fund.

VIDEO:

(Foto: Instagram/andriyshevchenko)

“Ky është një grup i vështirë, por kjo qëndron për të gjitha ekipet, jo vetëm për Milanin”.

“Mendoj se Milani mund të sfidojë për ta fituar këtë grup, por në të njëjtën kohë nuk do të ishte tragjedi edhe nëse eliminohet që në raundin e parë”.

“Është një grup i baraspeshuar dhe lojtarët mund të mësojnë shumë nga kjo përvojë”, ka deklaruar Shevchenko për Milan TV. /Telegrafi/

The post Shevchenko: Milani mund ta fitojë Grupin D, para Liverpoolit dhe Atleticos appeared first on Telegrafi.