Shifrat flasin: Manchester City e tejkalon Manchester Unitedin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj

Sezoni 2020/21 rivendosi edhe një herë hendekun mes Manchester Cityt dhe rivalëve të qytetit Manchester United, pasi skuadra e Pep Guardiolës i ka kaluar ata si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Man City fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar me 12 pikë diferencë ndaj Unitedit të vendit të dytë, teksa ecën drejt titullit të tyre të pestë.

Megjithatë, në Evropë, ata humbën në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, por skuadra blu e Mançesterit ka një arsye të re për të lavdëruar për ‘Djajtë e Kuq’.

VIDEO:

Sezonin e kaluar Man City fitoi pak më pak se 664 milionë euro (538 milionë funte), 17 për qind më shumë se në sezonin 2019/20, ndërsa Man United gjeneroi 557 milionë euro (465 milionë funte) herën e fundit, sipas statistikave nga KPMG.

Shifrat kanë të bëjnë me faktin se Man United ka pasur paraqitje të dobët brenda viteve të fundit në krahasim me atë të rivalëve të tyre, të cilët po vazhdojnë të tregojë fuqi brenda dhe jashtë fushës.

Mançesteri: Nga e kuqja në blu

Për disa dekada Manchester United ka qenë klubi kryesor në qytet, duke fituar tituj të shumtë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Përderisa fituan titujt e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve, United gjithashtu arriti lartësi marramendëse në financat e tyre, shpesh herë duke kryesuar listat si klubi më i pasur në botë.

I gjendur shpesh në hije, Man City ishte pjesëmarrës i rregullt në Ligën Premier, por pasuria e tyre u rrit kur u ble nga Sheikh Mansour në shtator të vitit 2008.

Që atëherë, City ka qenë në gjendje të konkurrojë në fushë dhe në tregun e transferimeve duke u mburrur me burimet financiare për të tërhequr talentin më të mirë në botë.

Tani, 14 vjet pas investimit të Mansour, Man City ka ndërtuar strukturën për të tejkaluar jo vetëm Unitedin në fushë, por edhe financiarisht, siç shihet në raportin e KPMG-s.

Man Cityt i është dashur shumë kohë për të arritur këtu ku janë, por ata duket se janë në pozicionin më të mirë për të qëndruar përpara United edhe për vitet në vijim.

Nga pikëpamja futbollistike, gjëja kryesore në agjendën e Guardiolës dhe Man Cityt është të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve, duke plotësuar synimin e tyre./Telegrafi/

The post Shifrat flasin: Manchester City e tejkalon Manchester Unitedin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj appeared first on Telegrafi.