Shiriti i Ronaldos shitet për 64 mijë euro, paratë do të jepen ndihmë për një foshnje serbe

Kapiteni i Portugalisë

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo e hodhi me frustrim në tokë gjatë ndeshjes kualifikuese të Portugalisë për Kupën e Botës në Beograd javën e kaluar i është shitur një ofertuesi të paidentifikuar për 64 mijë euro në një ankand bamirësie, njoftoi televizioni shtetëror serb të premten.

VIDEO:

Një grup humanitar serb vendosi në ankand në internet shiritin blu për të mbledhur para për trajtimin mjekësor për një djalë 6-muajsh që vuan nga atrofia muskulore kurrizore.

Ankandi tre-ditor nuk kaloi pa polemikë pasi disa pjesëmarrës u përpoqën të prishnin procesin duke vendosur shuma të mëdha joreale. Ofertimi i rremë shkaktoi zemërim në publik, me autoritetet serbe që u zotuan të gjenin dhe ndëshkonin fajtorët.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Ronaldos iu mohua goli i rregullt që do i sillte fitoren Përfaqësueses portugeze pasi topi kaloi vijën, megjithatë gjyqtari nuk e konsideroi të tillë. Kjo shkaktoi zemërim te ylli i Juventusit, që hodhi shiritin në tokë.

Ronaldo u kritikua për veprimet e tij dhe disa besojnë se shfaqja e tij e zemëruar mund të çojë në sanksione të FIFA-s.