Shiten për hekur veturat e konfiskuara, pas shumë vitesh pritje

<!–

–>

Shiten për hekur veturat e konfiskuara.

Disa vetura hyjnë për çdo dit në parkingun e Komunës së Prishtinës në Zonën Industriale, pasi ato konfiskohen nga Policia në raste të ndryshme.

VIDEO:

Janë qindra makina që po qëndrojnë aty tash e sa vite. Disa nga to që disa vite janë dërguar aty të bllokuara dhe janë në pronësi të Komunës së Prishtinës. Madje shume nga to nuk dihet as si kanë përfunduar aty.

Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka provuar që të hapë ankand publik për shitjen e tyre.

Infrastruktura e keqe, bënë që shumë nga to gjatë stinës së dimrit të sharrojnë në ujë dhe më pas të ngrihen. Oborri i ngjanë ndonjë fushe të garave të motoçikletave, mungon edhe ndriçimi publik, shkruan lajmi.net.

Megjithëkëtë, pas shumë viteve pritje, komuna ka vendosur që ato t’i shes skarp. Këtë veprim komuna e ka bërë nëpërmjet Shtëpisë së Ankandeve të Kosovës, pasi ka marrëveshje më këtë institucion.

Ankandi për shitjen e veturave për skarp do të mbahet me datë 27 shkurt 2021, ka mësuar lajmi.net.

Veturat janë në Fushë Kosovë në parkingun e Komunës së Prishtinës mbrapa ETC-së.

Shtëpia e ankandeve do të lejojë të shikojë veturat nga data 23.02.2021-26.02.2021 nga ora 13:00-15:00.

Mendohet se aty janë rreth 500 makina, shumica e tyre të bllokuara.

Dhjetëra nga to janë në gjendje të mirë, pasi janë konfiskuar nga Policia dhe qëndrojnë aty me ditë muaj ose vite, varësisht vendimit të gjykatës.

Për bartjen e automjeteve është e angazhuar një kompani private. Sipas rregullit kompanisë i takojnë 15 euro, apo 50 për qind të shumës së përgjithshme të një dite qëndrimi.

Qytetarët për konfiskimin e veturave të tyre duhet të paguajnë 30 euro dhe 5 euro për çdo 24 orë qëndrim të veturës në parkingun i cili është në gjendje kaosi.

?