Shkarkohet drejtori i Kardiologjisë Imri Jashari, Nehat Baftiu dënohet me heqje page

QKUK

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Kardiologjisë në QKUK Dr. Imri Jashari

VIDEO:

Komisioni Disiplinor ka marr sot vendim për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë në QKUK Dr. Imri Jashari.

Onkologu kandidat për kryetar të komunës së Podujevës, kolegët e QKUK-së i urojnë suksese
Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu. Ai është dënuar me heqje të pagës.

Vendimi i Komisionit Disiplinor vjen për shkak të mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.