Shkelet plani për vaksinim në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar në lidhje keqpërdorimin dhe shkeljen e Planit nacional për vaksinim.

“Është vepër penale sepse është jashtë planit të vaksinimit. Kështu që besoj se do të ndërmerren hapa konkret, që të mos përsëriten raste të këtilla dhe të shkohet rreptësisht sipas protokolleve, i cili është bërë publik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, së pari janë punonjësit shëndetësor që punojnë në qendra COVID, pastaj janë personat me sëmundje kronike, të moshuarit e kështu me radhë. Është me rëndësi që të shkojmë me radhë sepse jo rastësisht është vendosur plani në atë mënyrë. Nëse njëri e shkel planin, atëherë atë do ta bëjnë të gjithë”, ka deklaruar Zaev.

VIDEO:

Ndryshe, Sekretari i Spitalit në Ohër është vaksinuar edhe pse nuk ka qenë radha që ai të merr tani vaksinën.

Drejtori i spitalit të Ohrit arsyetohet duke thënë se sekretari është vaksinuar sepse “është gjatë gjithë kohës me ne në COVID-qendrën, mirëpo do të mbaj përgjegjësi nëse kjo është e nevojshme”.

“Sekretari i spitalit Antonio Naumovskai nuk është administrator i thjeshtë, ai është vazhdimisht me ekipin mjekësor i cili hyn në Covid-qendar, në mesin e  pacientëve në shoqërim të ekipeve profesionale nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për të bërë inspektime në spital. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe jam i gatshëm ti mbartë pasojat nëse kjo kërkohet”, ka deklaruar Goran Baleski, drejtor i spitalit të Ohrit. /Insajderi.com