Shkëlzen Gashi thotë se Serbia po synon të na provokojë si në 2004

<!–

–>

Shkëlzen Gashi: Serbia po synon të na provokojë si në 2004.

VIDEO:

Publicisti Shkëlzen Gashi ka komentuar liturgjinë e sotme që Peshkopi Teodosije ka mbajtur sot në Kishën e Braktisur brenda kampusit të UP-së, raporton Express.

Gashi ka shkruar se Serbia synon të provokojë që më pas reagimi i kosovarëve të jetë ngjashëm si në vitin 2004 e që ky reagim t’ua mundësojë të fitojnë eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve.

“Sërbia synon të na provokojë, në mënyrë që ‘ne’ të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. atëherë, falë reagimit ‘tonë’, sërbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar ai.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit sot në mëngjes sëbashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë kanë mbajtur shërbesë në Kishën e braktisur që gjendet në Kampusin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Trazirat e Marsit të vitit 2004 kishin lënë të vdekur 19 persona, 11 shqiptarë dhe 8 serbë dhe një numër të konsiderueshëm i kishave dhe manastireve ishin dëmtuar.

Pas kësaj kishat dhe manastiret ortodokse serbe kishin fituar statusin e zonës së mbrojtur.