Shpend Ahmeti: Banale që politikanët po vaksionhen para qytetarëve që kanë nevojë

<!–

–>

VIDEO:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar politikanët që po marrin vaksinën anti-Covid para qytetarëve që kanë nevojë.

Ahmeti e ka quajtuar banale që poltikanët e shëndoshë dhe të rinj po marrin vaksinat anti-Covid, kur Kosova ka arritur t’i sigurojë vetën 24 mijë vaksina të tilla.

Postimi i plotë:

Me vetëm 24,000 vaksina të siguruara, nuk ka nevojë për senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksines. Një politikan edhe mund ta bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, por kur rreshtohen politikanët e shëndoshë e të rinj, kjo vec është banalitet. Ky status nuk është status as kundër ndonjë politikani e as kundër ndonjë partie. Si kolegë po ju them, 24,000 vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.

Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën. Nuk po them që duheni me u sëmu me covid, por sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet. Së shpejti do të ketë mjaft. Mosni ju lutem!.