Shpërthen Ana, heq këpucën dhe godet Bledi Manen në emision

Ana heq këpucën dhe godet Bledi Manen në emision.

Ana, ish konkurrentja e Për’puthen ishte në rubrikën “Trotuar” në E diell, nuk ka hezituar që të heqë këpucën dhe të godasë Bledi Manen vetëm për të marrë fjalën.

VIDEO:

Më pas ka sqaruar situatën me Gracianon, i cili rrëfeu biseksualitetin e tij në takimin me Anën dhe kjo e fundit nuk e paragjykoi, por u shpreh se do të vazhdonte ta njihte.“Duro mor burrë, ç’paske qenë. Unë mendoj se Graciano po tregonte historinë. Ndoshta jo të gjithëve na pëlqen dhe gjejmë vetveten, por në fund të fundit ajo është e shkuara e tij, e vendosi ta tregojë, e tregoi.

Sa për pjesën e këtyre, vendosa të mos i vendos kryqin në asnjë vend sepse kur i drejton gishtin dikujt, dhemb. Unë kam qenë nga ata persona që ma kanë drejtuar gishtin i madh e i vogël dhe më ka dhembur e jam ndjerë keq. Në një formë apo në një tjetër, jam lënduar dhe nuk dua t’jua kthej të tjerëve në të njëjtën monedhë”, tha Ana.