Shpërthim në minierën e qymyrit në Siberi, vdesin së paku 52 minatorë

Siberi

Një shpërthim shkatërrues në një minierë qymyri në Siberi la të vdekur 52 minatorë në thellësi 250 metra nëntokë.

VIDEO:

Në fakt minatorët i shpëtuan shpërthimit por që nuk arritën të mbijetonin për shkak të mungesës së oksigjenit dhe përqendrimit të lartë të gazeve helmuese.

Sipas Ministrisë së Emergjencave, në momentin e ngjarjes në minierë ndodheshin 287 minatorë. Gjithsej 239 persona u evakuuan.

Sipas raporteve të fundit, 52 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 6 shpëtimtarë. Drejtori i minierës, zëvendësi i tij dhe mbikëqyrësi i zonës së fatkeqësisë janë ndaluar nga forcat e rendit./Indeksonline/