Shpjegohet arsyeja pse gjyqtari vendosi ta mbyll ndeshjen dy herë para kohe në Kupës së Kombeve të Afrikës, ai përfundoi në spital

Lojtarët e Malit mundën 1-0 Tunizinë në raundin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, por në fokus ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes, Janny Sikazwe nga Zambia, i cili e mbylli ndeshjen dy herë para se të përfundonin 90-të minutat.

Ai fillimisht e mbylli takimin në minutën e 85-të, por u kthye pastaj dhe zhvilloi edhe katër minuta të tjerë për ta mbyllur ndeshjen në minutën e 89-të.

Ashtu siç pritej, pati protesta nga tunizianët të cilët i shkuan gjyqtarit pas nëpër fushë dhe i shpjegonin se ishte ende minuta e 89-të dhe kishte ende të paktën tre deri në katër minuta lojë shtesë për këtë takim.

VIDEO:

Megjithatë, sipas Essam Abdel-Fatah, kryetar i komisionit të gjyqtarëve të Federatës Afrikane të Futbollit (CAF), Sikazwe e pësoi nga nxehtësia gjatë ndeshjes, gjë që e bëri atë të humbiste përqendrimin.

Për më tepër, zambiani përfundoi në spital për ekzaminime mjekësore.

Siç shpjegoi Essam Abdel-Fatah, në fund të ndeshjes, gjyqtari 42-vjeçar duhej të transferohej në spital, gjë që do të shpjegonte nxitimin e tij për të mbyllur ndeshjen dy herë para kohës.

“Gjyqtari vuajti nxehtësia dhe dehidrim shumë i rëndë, gjë që e bëri atë të humbiste fokusin dhe u dërgua në spital”, ka thënë Abdel-Fatah për Al-Laib të MBC Egypt.

Sikazwe po gjykon për herë të gjashtë në Kupën e Afrikës, dhe ai gjithashtu gjykoi ndeshje edhe në Kupën e Botës 2018 dhe Kupën Arabe 2021.

Sidoqoftë, emri i tij lidhet më ngushtë me skandalin e korrupsionit të vitit 2018, i cili i kushtoi atij pezullime në vitin 2018 nga CAF përpara se të lirohej nga akuzat në vitin 2019. /Telegrafi/

 

The post Shpjegohet arsyeja pse gjyqtari vendosi ta mbyll ndeshjen dy herë para kohe në Kupës së Kombeve të Afrikës, ai përfundoi në spital appeared first on Telegrafi.