Shqipëria merr goditje të rëndë, FIFA ia ndalon Bajramit të luaj me kuqezinjtë

Një lajm i papritur vjen nga Zvicra në lidhje me Nedim Bajramin, i cili pak kohë më parë mori pasaportën shqiptare, me shpresën se do të merrte dritën jeshile nga FIFA për të luajtur me kombëtaren kuqezi.

Gazeta prestigjioze zvicerane ‘Blick’ raporton së fundmi, se FIFA nuk e ka pranuar kërkesën që Bajrami të luajë me Shqipërinë në të ardhmen.

E gjitha lidhet me faktin se 22-vjeçari, ka luajtur në katër ndeshje me Zvicrën e U-21.

VIDEO:

Rregullorja e thotë se në rast se një lojtar pasi mbush 21 vjeç, luan me një kombëtare një ose më shumë ndeshje, qoftë ajo edhe e 21-vjeçarëve, atëherë nuk mund të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë me një tjetër.

Sipas medias zvicerane, FIFA i ka mohuar të drejtën fantazistit të luajë me Shqipërinë.

Ky është një lajm vërtet i rëndë për kuqezinjtë, pasi Bajrami shihej si një lojtar me të ardhme të madhe.

Tani lojtarit të Empolit i lejohet të luaj vetëm për Përfaqësuesen e Zvicrës. /Telegrafi/

The post Shqipëria merr goditje të rëndë, FIFA ia ndalon Bajramit të luaj me kuqezinjtë appeared first on Telegrafi.