Shqipëria mposht San Marinon si mysafir me golat e Manajt dhe Uzunit

Shqipëria fitoi kundër San Marinos me rezultatin 2-0, njofon Insajderi.

Goli i Manajt në minutën e 63-të zhbllokoi një ndeshje që mendohej se do të fitohej lehtë. Manaj shënoi pas një harkimi të Uzunit nga e djathta. Golin e qetësisë e shënoi Uzuni në minutën e 85-të, pasi devijoi një top të gjuajtur nga Frederik Veseli.

VIDEO:

‘Kuqezinjtë’ bënë një pjesë të parë zhgënjyese kundër ekipit më të dobët në renditjen e FIFA-s, pasi San Marino renditet i fundit në klasifikimin botëror.

Pjesa e dytë pati një ritëm tjetër dhe u shtua presingu që solli golin. Futja e Roshit dhe Uzunit (asist dhe gol) i dhanë më shumë freski sulmit, por problemi i Shqipërisë mbetet edhe njëherë qartësia në lojën e saj dhe mbi të gjitha mënyra se si e kërkojmë golin.

Shqipëria renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkohë që Anglia mundi Poloninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson me nëntë pikë, ndërsa Hungaria likuidoi Andorrën me rezultatin 0-3 dhe është e dyta me shtatë pikë. /Insajderi.com