‘Shqipëtar, shqiptarë e shqipëtarë’ – dhjetëra deputetë shkruajnë me gabime gjuhësore (DOKUMENT)

Një pjesë e madhe e deputetëve të legjislaturës së tetë kanë bërë gabime të ndryshme gjuhësore, derisa kanë bërë regjistrimin e tyre në Kuvendin e Kosovës, transmeton Insajderi.

Në Formularin për Broshurën Parlamentare, të cilin duhet ta plotësojnë të zgjedhurit e popullit, më së shumti janë hasur gabime drejtshkrimore te rubrika: kombësia.

VIDEO:

Disa nga ta e kanë shkruar shqipëtar, disa të tjerë shqiptarë e ka edhe prej atyre të cilët e kanë shënuar shqipëtarë, në vend se ta shkruajnë shqiptar/e.

Përveç kësaj, atyre u kërkohet emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit.

Qasje në këta formularë të cilët janë plotësuar nga vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar Kallxo.com, ndërsa ka siguruar 117 prej 120 sosh. /Insajderi.com