Shqiptari i arrestuar si i dyshuar për krime lufte në Izbicë, nga familja ishte shpallur i zhdukur

Një shqiptar u ndalua të martën nën dyshimet se është përfshirë në krime lufte kundër shqiptarëve në Izbicë gjatë vitit 1998, njofton Insajderi.

Muhamet Alidemaj, nga Kërrnina e Istogut u paraqit me dokumente të Serbisë ku dukej se jetonte në Zemun të Beogradit.

VIDEO:

Tash 47 vjeçar Alidemaj u ndalua si i dyshuar, si pjesëmarrës në masakrën e Izbicës, ku u vranë 147 civilë shqiptarë.

Bashkëfshatarët për 22 vjet e kishin konsideruar si të zhdukur në luftë Alidemajn.

“Menjëherë pas lufte babai kishte deklaruar se djalin e ka të zhdukur. Më nuk kemi biseduar për këtë temë. Asnjëherë nuk më ka thënë se gjeta apo nuk e gjeta djalin”, rrëfen për Klan Kosovën një bashkëfshatar i tij.

Në emër të djalit të zhdukur Alidemajt kishin përfituar edhe ndihma për familjet e të prekurve nga lufta.

“Ne si fshat, si i prekur nga lufta asaj familje ja kemi dhënë lopën dhe ia kemi ndërtuar shtëpinë nga donacionet”, shprehet qytetari nga Kërrnina./Insajderi.com