SHSKUK pajiset me mjete të reja mjekësore për pacientët

Valbon Krasniqi

Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

VIDEO:

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invasiv- CPAP maskë, sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësore, inhalatorë për oksigjen, karroca për bartjen e barnave dhe sterilizatorë plazma.

Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.