Shtëpia 139-vjeçare çohet peshë në lagjen e re në San Francisco

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisco më në fund ka një adresë të re.

Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të “Qytetit të Artë”, u zhvendos nga 807 Franklin St. në 635 Fulton St.

Videot dhe fotot treguan se shtëpia e bukur e gjelbër lëvizte – me një ritëm të qëndrueshëm prej një milje në orë – në vendin e saj të ri gjashtë blloqe më larg, raporton nbcnews.

VIDEO:

Qindra vëzhgues mund të shihen duke admiruar dhe bërë fotografi të kësaj relike gjigande të së kaluarës së San Franciscos, transmeton Telegrafi.

Phil Joy, një mbikëqyrës veteran i lëvizjeve të shtëpive, pohoi për San Francisco Chronicle se udhëtimi i shtëpisë në çerek milje duhej disa vjet për t’u planifikuar.

“Ne duhej të merrnim 15 agjenci të ndryshme të qytetit për të rënë dakord për këtë”, tha Joy.

Ky i fundit pohoi se lëvizja ishte e ndërlikuar sepse shtëpia ishte 80 metra e gjatë. Ai shtoi se një pjesë e shtegut përfshinte zbritjen.

Tim Brown, një ndërmjetësues i San Franciskos i cili ishte pronari i shtëpisë me gjashtë dhoma gjumi, pagoi rreth 400 mijë dollarë për lëvizjen e shtëpisë.

Një kompleks apartamentesh me 48 njësi, tetë katëshe do të ndërtohet në vendin e vjetër ku rrinte shtëpia, njoftoi gazeta. Ndërkohë, shtëpia Englander do të kombinohet në një ndërtesë me 17 njësi me një morg të vjetër në vendin fqinj në vendin e saj të ri. /Telegrafi/

The post Shtëpia 139-vjeçare çohet peshë në lagjen e re në San Francisco appeared first on Telegrafi.