Shtëpinë 139 vite të vjetër e zhvendosin në një lokacion tjetër – pamje të pazakonta nga San Francisco

Qytetarët e San Franciscos ishin dëshmitarë kur një shtëpi e ndërtuar në stilin viktorian, 139 vite e vjetër – është transportuar në një lokacion tjetër.

Siç raportojnë mediat lokale, nga rruga Franklin është zhvendosur në Fullton, pak blloqe më larg, transmeton Telegrafi.

Shumë kalimtarë rasti nga kureshtja ishin ndalur për të shikuar nga afër këtë skenë të pazakontë.

VIDEO:

Shtëpia është bartur me mjet të veçantë – duke lëvizur me shpejtësi prej një milje në orë, e ndoshta edhe më pak.

“Ishte diçka shumë interesante që kam pasur rastin ta shoh në dhjetë vitet e fundit”, ka thënë Camila  Bloomquest.

Ndryshe shtëpia prej më shumë se 400 metra katrorë, është në pronësi të Tim Brown i cili e bleu në vitin 2013.

Ai planifikon që këtë shtëpi ta restaurojë dhe ta shndërruar në një shtëpi ikonë, e në vendin ku më parë kishte qenë do të ndërtohet një objekt 47 katësh. /Telegrafi/

The post Shtëpinë 139 vite të vjetër e zhvendosin në një lokacion tjetër – pamje të pazakonta nga San Francisco appeared first on Telegrafi.