Shtrenjtimi i energjisë elektrike, flet zëdhënësi i KEDS-it

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka dhënë sot një sqarim lidhur me deklaratat në Kuvend të Kosovës se pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Buzhala në një postim në rrjetin social Facebook shkruan për liberalizimin e tregut nuk vendos KESCO, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Haradinaj: Qeveria të veprojë urgjent, të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike Haradinaj: Qeveria të veprojë urgjent, të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

VIDEO:

Lexoni të plotë postimin:

“Për liberalizimin e tregut nuk vendos KESCO, por Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Sa i përket çmimeve për konsumatorët e de-rregulluar, çdo parashikim është spekulim. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin vet prej kujt ta blejnë e me çfarë çmimi, në bazë të marrëveshjes në mes të konsumatorit përkatës dhe furnizuesit të përzgjedhur.

Ndryshe, në proces është de-rregullimi i konsumatorëve të kyçur në nivelet 35 kV dhe 10 kV.

Por, mbi 99 për qind e konsumatorëve te KESCO-s janë të kyçur edhe ashtu ne nivelin 0.4 kV. Pra, liberalizimi për këta konsumatorë nuk është në proces të ndodhë tash. /Telegrafi/

The post Shtrenjtimi i energjisë elektrike, flet zëdhënësi i KEDS-it appeared first on Telegrafi.