Shtyhet për më vonë votimi i Projektligjit për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10

Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa në mungesë kuorumi nuk u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime, për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci tha se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për më vonë.

VIDEO:

Votimi 08/L006 për ratifikimin e amandamentitmit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 Për shkak që prapë mungon kuorumi këtë pikë do ta shtyjmë më vonë”, tha ajo.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit.

“Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me opozitën, në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e tyre”, thuhet në reagimin e KDI-së./Insajderi.com