Shtyrja apo jo e zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh kryesinë e partisë

Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të mbledhë kryesinë e partisë.

VIDEO:

Telegrafi ka mësuar se mbledhja do të filloj në orën 14:00 dhe temë diskutimi do të jetë procesi zgjedhor.

Kujtojmë se ky takim vjen pak orë para se Abdixhiku dhe kryetarët e partive tjera të takohen me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e procesit zgjedhor.

Lidhur me rekomandimin e IKShPK-së, Lumir Abdixhiku të shtunën ka thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush”, kishte shkruar Abdixhiku.