Shumë raste, spektakël, por shënohet vetëm një gol – City vazhdon sigurt drejt titullit me fitoren ndaj Chelseat

Manchester City ka fituar 1-0 ndaj Chelseat në derbin që u luajt në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Derbi filloi mjaftë furishëm në ‘Etihad Stadium’, me dy skuadrat që lëshuan mundësi të arta për gol.

Fillimisht, Citizens rrezikuan me anë të John Stones (14’) që gjuajti me kokë, mirëpo goditjen e tij e ndali Kepa Arrizabalaga.

Në minutën e 24-të, një mundësi të artë e lëshoi edhe Kevin de Bruyne, derisa portieri spanjoll ishte sërish i vëmendshëm.

VIDEO:

Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Chelsea, pasi Romelu Lukaku pasoi me vonesë te Hakim Ziyech që nuk arriti ta zinte topin dhe ishte në pozitë jashtë loje.

Në minutën e 40-të, Kepa sërish shpëtoi skuadrën londineze, duke bërë një pritje bravoroze në gjuajtjen e Jack Grealish.

Pjesa e dytë filloi edhe më furishëm, me mysafirët që ishin shumë afër të shënonin në minutën e 48-të, por Ederson ndaloi gjuajtjen e Lukakut.

Citizens më pas rrezikuan me anë të De Bruynes (64’) nga gjuajtja e lirë, por Kepa e kapi topin sigurt.

Mirëpo, belgu nuk u dorëzua me kaq dhe në minutën e 70-të mposhti spanjollin me një super goditje nga distanca për 1-0.

Blutë më pas tentuan t’i barazonin shifrat, por pasimet e tyre deri te zona kundërshtare ishin të pasakta.

Pas javës së 22-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 56 pikë, dnërsa Chelsea është në të dytin me 43 sosh.

Në xhiron e 23-të, City do të ketë punë me Southamptonin, gjersa londinezët takohen me Brightonin. /Telegrafi/

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-1-37036”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Shumë raste, spektakël, por shënohet vetëm një gol – City vazhdon sigurt drejt titullit me fitoren ndaj Chelseat appeared first on Telegrafi.