Si ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti e vdekur ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, policia jep detaje

detaje nga policia

Ballkani.info pak më parë raportoi për vdekjen e 44-vjeçares nga Gjilani, ish-asamblistja e PDK-së, Arzie Nuhiu, e cila dyshohet se ra nga kati i pestë i banesës.

Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

Siç njofton Policia, rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 03:50, në rrugën “Raif Halimi”, ku në pjesëm e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

“Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

VIDEO:

Tutje, Policia njofton se dyshimet fillesatare janë se viktima Nuhiu ka rënë nga ballkani i saj ku ishte duke jetuar.

“Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja . Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa hetimet nga Policia vazhdojnë.

“Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshimt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Gjilanit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Vdekje e dyshimtë”

Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banu  në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja .

Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet   e  hetimeve dhe forenzikës rajonale .

Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që  trupi  i pajetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

Rrethanat  dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen.

Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit.

Telegrafi mëson se viktima është ish asamblistja e Partisë Demokratike e Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.