Si në filma: Para syve të babait dy persona tentojnë ta kidnapojnë 11 vjeçarin në Vushtrri

Vushtrri

Dy persona të maskuar kanë tentuar që të rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri, mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:00.

VIDEO:

Policia njofton se kjo ka ankuesi mashkull ka raportuar se në rrugën “Blerim Zuqaku” të Vushtrrisë ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij.

Sipas policisë, të dyshuarit nuk ia kanë arritur, dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesit theksoi se djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.