Si të biesh në peshë kur s’ke kohë për të shkuar në palestër

Oraret e kufizuara na detyrojnë që përveç të tjerave të heqim dorë nga palestra

Nëse puna mbyllet në 17:00, çfarë vullneti duhet që brenda 3 orëve të bësh gjithçka tjetër përfshi këtu dhe stërvitjen në palestër?

Ju kuptojmë, ashtu siç kuptojmë dëshirën tuaj për të humbur peshë. Ç’bëhet në këto raste?

Hiqni dorë nga ideja “të gjitha ose asgjë”

Çdo hap i vogël që bëni drejt një mënyre jetese më të shëndetshme ka rëndësi të madhe. Mos e shikoni ditën si të dështuar sepse nuk patët mundësi të stërviteshit dhe për pjesën tjetër të saj, të mos shqetësoheni për ushqimet që konsumoni. Duhet të ndodhë e kundërta.

Hani racione më të vogla

VIDEO:

Nuk ka nevojë që ushqimi të jetë patjetër i gatuar nga ju apo që të konsumoni diçka të ndryshme nga ajo që hani përherë. Mjafton thjesht të hani më pak, shkruan Pop Sugar.

Mos i shmangni vaktet

Kalimi i më shumë se 4-5 orëve pa ngrënë ngadalëson metabolizmin, ndikon tek hormonet, nivelet e insulinës dhe çon në zgjedhjen e ushqimeve të shpejta e jo të shëndetshme.

Shfrytëzoni çdo moment për lëvizje

Edhe pse veçimi i 30 ose 60 minutave për stërvitje do të ishte ideale, në rast se kjo nuk është e mundur, 10 minuta në mëngjes, në drekë dhe darkë janë pothuajse e njëjta gjë.

Bëni shkëmbime të thjeshta ushqimesh

Mund të zëvendësoni majonezën me salcën e kosit, ose pijet e ëmbla me gaz me ujë të gazuar me limon. Këto shkëmbime të vogla mund t’ju kursejnë shumë kalori.

Mos rrini ulur kur mund të qëndroni në këmbë

Dihet tashmë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm për zemrën, trurin por edhe peshën. Shfrytëzojeni këtë kohë për të ndenjur në këmbë, ose më mirë për të bërë një ecje ose edhe ndonjë ushtrim fizik.

Sigurohuni që po flini mjaftueshëm

Nëse nuk bëni orët e mjaftueshme të gjumit në mënyrë që të zgjoheni më herët për të mbaruar punë të caktuara ose që t’ju dalë koha për stërvitjen, mund të jeni duke bërë zgjedhjen e gabuar. Kjo sepse pa fjetur mjaftueshëm, trupi nuk ka energjitë e duhura për të mbaruar siç duhet aktivitetin që keni programuar dhe kjo mund t’ju çojë në konsumimin e ushqimeve të ëmbla ose me yndyra që të merrni pak energji.

Shfrytëzoni fundjavat

Gjatë fundjavës dilni të blini ushqime të shëndetshme, planifikoni çfarë do të hani në ditët e javës dhe kompensoni stërvitjen që s’keni bërë gjatë javës.

Konsumoni fibra

Të konsumosh të paktën 30 gram fibra, nga ushqime si drithërat, frutat, perimet, fasulet, por jo suplementet, ju lë të ngopur për më gjatë dhe nuk lë vend për ushqime jo të shëndetshme. Ato gjithashtu ndihmojnë tretjen.

Bëni stërvitje me intensitet të lartë

Shumë mendojnë se për të rënë në peshë do të duhen orë të tëra në palestër, por në fakt, me një stërvitje me intensitet të lartë mund t’ju duhen vetëm 20 minuta, citon Anabel.

Sillni palestrën në shtëpi

Nëse është vërtet e pamundur për ju që të shkoni në palestër, atëherë investoni në disa pajisje që mund t’i mbani në shtëpi. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një makineri për kardio, por mund ta filloni me disa gira, një llastik rezistence etj. /Telegrafi/

The post Si të biesh në peshë kur s’ke kohë për të shkuar në palestër appeared first on Telegrafi.