Simiq thirrje Kurtit: Mos vepro me kampanjë anti-serbe, e lëshojmë sallën

<!–

–>

Simiq thirrje Kurtit: Mos vepro me kampanjë anti-serbe, e lëshojmë sallën sepse s’duam ta legjitimojmë këtë

VIDEO:

Kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, në seancën e thirrur nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti, për mbajtjen e referendumit të Serbisë ka thwnw se se me ndalesën e mbajtjes së referendumit do të shkelen të drejtat e popullit të Serbisë.

Simiq përmendi edhe aksionet e Policisë së Kosovës nëpër komunat serbe, ku tha se pa vendim gjykate ata kanë hyrë në komunën e Graçanicës.

“Dëshirojë t’u tregojë edhe një herë se çfarë ka ndodhur në veri para disa muajve, kur kemi pasur edhe procese gjyqësore për njerëzit tanë, dhe dëshirojë t’ua përkujtojë që para disa ditëve, pa vendim të gjykatës keni hyrë në komunën e Graçanicës dhe keni hyrë në mënyrë brutale edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve të Graqanicës”, ka thënë Simiq në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Simiq ka kritikuar Kurtin, duke thënë se thirret në luftën e demokracisë, por nuk dëshiron që t’i lejojë serbët që të shprehen në referendum.

“Për këtë jeni duke thyer të gjitha të drejtat themelore njerëzore. Diskriminimi i popullit tonë është i gjatë dhe ju mirë i njihni këto gjëra”, ka thënë ai.

Tutje, nënkryetari i Listës Serbe pyeti Kurtin se a do të fitojë më shumë vota duke vepruar në mënyrë, siç e quajti ai, anti-serbe,.

“Me këto veprime që keni bërë deri më tani ju keni cenuar popullin tonë, por edhe keni treguar se më shumë dëshironi t’ia vështirësoni serbëve jetën sesa që të luftoni për ne dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu”.

“A do të na duket të hënën se do të jetë një ditë me e bukur? A do të fitoni më shumë vota nga ata qytetarë të cilët u keni premtuar punë dhe të ardhme të mirë, dhe në vend të kësaj ju veproni në mënyrë anti-serbe”, është shprehur Simiq.

Ndërsa, në fund Simiq i bëri thirrje Kurtit që të mos veprojë me kampanjë anti-serbe, ku bëri të ditur se Lista Serbe do ta lëshojë sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Ju ftoj që t’i thërrisni mendjes, përgjegjësisë dhe mos të veproni me kampanjën anti-serbe. Ne s’do të vazhdojmë të jemi pjesë e seancës, sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka që është anti-serbe”, ka thënë Simiq, njofton Klankosova.tv.