Sinan Vllasaliu për Sabri Fejzullahun: Ti je shembulli i pavdekshmërisë

Sinan Vllasaliu

Sot është ditë e veçantë për legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

VIDEO:

Data 16 shator po shënon 74-vjetorin e këngëtarit të estradës.

Në mesin e shumë urimeve nuk mungoi edhe ajo nga Sinan Vllasaliu, një nga miqt e tij më të vjetër në muzikë, por edhe jashtë saj.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet së bashku me Sabri Fejzullahun derisa ka shkruar fjalë të mëdha për të.

“Ti je shembulli i pavdekshmërisë, ditëlindja jote është edhe e jona! Të paçim me shëndet edhe për shumë vite”, ka shkruar Sinani.