Sindikata e ATK-së vazhdon me grevë tetë orëshe

Greva që filloi me një orë, tash do të vazhdojë me tetë orë.

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, ka paralajmëruar për vazhdimin e grevës.

VIDEO:

Krijimi i kushteve të punës, Kompensimi i shpenzimeve, si dhe përfshirja e punëtorëve në pakot fiskale, janë kërkesa themelore që Sindikata e ATK-së ka adresuar te institucionet.

Por, ata duan gjithashtu që ATK nga “Agjenci ekzekutive” të shndërrohet në “Agjenci me status të veçantë”.

23.8 milionë euro ka përfituar shteti në tre mujorin e parë të këtij vit nga inkasimi i mjeteve financiare.

Por, punëtoret e ATK-së thonë se janë të “nëpërkëmbur nga shteti”. /Insajderi.com