Sistemi “Smart Home” në Linda Premium Residence ju mundëson ta menaxhoni banesën edhe nga një shtet tjetër

Në këtë botë dinamike ku po jetojmë e udhëtimet janë pjesë thuajse e pandashme e jetës sonë, sigurisht se kjo ndikon edhe në brengat tona për ta menaxhuar shtëpinë nga distanca të largëta.

Këtë problem siç duket e ka zgjidhur kompleksi bashkëkohor që po ndërtohet në zonën “Prishtina e Re” – Linda Premium Residence.

Përveç shumë kushteve të nivelit ndërkombëtar që ky kompleks i ofron për banorët e vet, në mesin e tyre gjendet edhe sistemi “Smart Home” për secilën banesë.

VIDEO:

Por, çfarë është sistemi “Smart Home” në banesën tuaj në Linda Premium Residence?

Një vendbanim i mençur apo “Smart Home” është ajo ku pajisjet shtëpiake kontrollohen nga telefoni dhe nga kudo që ndodheni – mjafton të keni internet.

Kjo nënkupton se nëse jeni pronar i banesës në Linda Premium Residence, ju edhe nëse jeni në qytet tjetër apo jetoni në diasporë, mund t’i kontrolloni përmes telefonit pajisjet elektrike si bojleri, dritat, etj.

Sistemi “Smart Home” sjell shumë përfitime për pronarin e banesës, duke filluar nga siguria më e lartë, shpenzimet më të ulëta dhe ndjenja e papërshkrueshme e modernizimit.

Përveç sistemit “Smart Home”, Linda Premium Residence ofron edhe kushte tjera të nivelit botëror për jetesë, si p.sh.:

– Hapësira gjelbëruese
– Parking
– Siguri 24/7 me kamera
– Mjek të lagjes
– Pishinë, saunë e fitnes
– Kopsht për fëmijë, etj.

The post Sistemi “Smart Home” në Linda Premium Residence ju mundëson ta menaxhoni banesën edhe nga një shtet tjetër appeared first on Telegrafi.