Skandali me diplomat në Serbi, flet Ilaz Duli

“Asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje”.

Kështu shprehet Ilaz Duli i pyetur nga Telegrafi për lajmin e publikuar nga mediet serbe, të cilat shkruajnë shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë.

“Unë asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje. Unë e kam kryer doktoratën e Universitetin Evropian për Paqe dhe Zhvillim në Prishtinë”, tha Duli për Telegrafin.

VIDEO:

Duli shtoi se “ai universitet është akredituar në 2006 në Ministrinë e Arsimit, ndërkaq kur e kishte kryer ai doktoraturën kishin dalë disa mosmarrëveshje.

“Atëherë ky universitet i ka degët në gjitha ish-Jugosllavinë dhe kur nuk kanë mundur të akreditohen këtu, atëherë e kam marr në të njëjtin Universitet në Shkup të Maqedonisë”, tha Duli për Telegrafin.

Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi

Duli theksoi se doktorata e tij është e e vërtetuar në Ministri të Arsimit e në Gjykatë.

“Është Universiteti Evropian për Paqe dhe Zhvillim në Shkup, është e nostrifikuar në Maqedoni të Veriut, në Ministri të Arsimit, në Gjykatë, gjithçka në rregull është e kam edhe në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase”, theksoi Duli.

Ndryshe, siç shkruan Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijeviq dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijeviq. /Telegrafi/

 

The post Skandali me diplomat në Serbi, flet Ilaz Duli appeared first on Telegrafi.