Skitarët që u shpëtuan mbrëmë në Brezovicë u ndihmuan edhe nga serbët lokalë

ndihma

Mbrëmë Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kanë shpëtuar një grup të skitarëve në Brezovicë. Në ndihmë të tyre kanë dalë edhe dy bjeshkatarë lokalë serbë të Shtërpcës.

VIDEO:

Ky shërbim ka njoftuar se pas dërgimit të koordinatave nga të humburit është identifikuar lokacioni grupi i skitarëve është evakuuar.

“Me datën 12.01.2022 në orën 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”. Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara. Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve. Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”, thuhet në njoftim.